Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila shoqërohej nga këshilltari i saj, Paolo Bergamaschi dhe Simon Ilse, drejtor për Kosovën i Fondacionit Heinrich Boll Stiftung.
Takimi nisi me bisedën për rëndësinë e transicionit në energji të pastër dhe për mbrojtjen e lumenjve. Von Cramon tha se e çmon angazhimin e kryeministrit dhe të Qeverisë për përkrahjen e projekteve të energjisë së ripërtëritshme.
Kryeministri Kurti foli për nevojën e një raporti fizibiliteti në fushën e energjisë dhe shtoi se është mirë të ketë një konsensus shoqëror e politik, para se të vendoset për këtë çështje kapitale që prek jetën e brezave të ardhshëm.
Diskutuan edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel dhe katër propozimet e paraqitura nga kryeministri Kurti. Lidhur me çështjen e të pagjeturve, kryeministri ritheksoi se Serbia duhet t’i hapë arkivat dhe të tregojë vendndodhjen edhe të varrezave të tjera që dyshohet se janë në Serbi.
Kryeministri Kurti dhe von Cramon u pajtuan se dialogu i ri për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë një proces konstruktiv dhe i qartë, nga i cili përfitojnë qytetarët./arbresh.info/

Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...
Kryediplomati Konjufca arrin në Hagë
Erdogan uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë
Tërmeti dridh Bosnjën, ja ku ishte epiqendra
Osmani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gj...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare