Është nënshkruar sot në Kuvendin e Kosovës marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe
Infrastrukturë dhe organizatës Fredrich Erbert Stiftung (FES).
Marrëveshja, e nënshkruar nga kryetarja e komisionit, Fitore Pacolli Dalipi dhe Rene Schlee, përfaqësues i Fredrich Erbert Stiftung, parasheh mbështetje në punën e komisionit në fushën e mjedisit të qëndrueshëm, duke ofruar ekspertiza dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
Pas nënshkrimit, kryetarja Pacolli Dalipi tha se marrëveshja e sotme me Fredrich Erbert Stiftung është e para marrëveshje e komisionit, në kuadër të përkushtimit dhe synimit të tij për të ndërtuar bashkëpunime të tilla me organizata të ndryshme.
“Fredrich Erbert Stiftung ka angazhuar dhe financuar një ekspert për komisionit tonë, nga 1 korriku deri në fund të këtij vitit. Eksperti do të na ndihmojë të shkëmbejmë informacione të rëndësishme dhe po ashtu të hartojmë dokumente që lidhen me fushat që komisioni ynë mbulon”, theksoi kryetarja Pacolli Dalipi.
Përfaqësuesi i Fredrich Erbert Stiftung, Rene Schlee, nga ana e tij, tha se presin me padurim të shohin frytin e këtij bashkëpunimi.
“Kjo marrëveshje është pjesë e një transformimi socialo-ekologjik, prandaj na pret një punë e madhe përpara. Ne me kënaqësi po e mbështesim Kosovën dhe në veçanti Komisionin për Bujqësi”, theksoi ai./arbresh.info/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...