Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj bashkë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë takuar sot nënkryetarin e PE-së, Rainer Wieland.
Hoxhaj ka shkruar se ky ka qenë takim mes miqsh, ndërsa e ka falënderuar Welandin për mbështetjen që i jep Kosovës dhe interesimin e tij për Drenasin.
“Takim mes miqsh, me Rainer Wieland, nënkryetar i Parlamentit Evropian dhe me kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovcin”, ka deklaruar ai.
“Pas një bisede të këndshme, e falenderuam mikun Wieland për vizitën mbështetëse dhe përkrahjen për Kosovën e në veçanti për interesimin e tij për Komunën e Drenasit”, ka shkruar tutje Hoxhaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’./arbresh.info/
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...