Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, është takuar me presidentin e Afganistanit Ashraf Ghani dhe ish-rivalin e tij politik Abdullah Abdullah, të premten, në Shtëpinë e Bardhë, ku iu bëri thirrje afganëve që të vendosin për të ardhmen e vendit të tyre.
Biden gjithashtu u zotua se mbështetja e SHBA-ve për Afganistanin nuk do të mbarojë me tërheqjen e trupave amerikane.
“Afganët do të duhet të vendosin për të ardhmen e tyre, atë që duan, dhuna e pakuptimtë duhet të ndalet”, tha Biden.
Kurse Ghani tha se e respektoi vendimin e Biden dhe se partneriteti midis Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit po hyn në një fazë të re.
“Ne jemi të vendosur të kemi unitet, koherencë”, tha ai.
Duke folur me gazetarët pas takimit, Ghani deklaroi se vendimi i SHBA-ve për të tërhequr trupat e tyre ishte një vendim sovran dhe ishte detyra e Kabulit të “menaxhonte pasojat”.
Biden i ka kërkuar Kongresit të miratojë 3.3 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Afganistanin vitin e ardhshëm dhe po dërgon 3 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 atje për ta ndihmuar vendin të luftojë COVID-19, raporton Reuters.com
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari