Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit ndërkombëtar për letërsi “Ali Podrimja”, që sivjet iu nda poetit, shkrimtarit, skenaristit e gazetarit të njohur boshnjak, z. Abdullah Sidran.
Çmimin që e mban emrin e poetit të njohur kosovar, Ali Podrimja, për personalitete që kanë dhënë kontribut në fushën e letërsisë.
Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se ndjehet i nderuar që merr pjesë në ceremoninë që nderon krijimtarinë artistike të një poeti, me një çmim që mban emrin e një poeti po ashtu të madh.
Kryeministri Kurti ndër të tjerash tha se nëpërmjet vargjeve z.Sidran na bashkoi me ‘dhimbjet, plagët e katrahurat që mbijetoi populli i tij, e që pak vite më vonë do të bëheshin realiteti dhe e vërteta edhe te populli ynë’.
Ai tha se gjurmët që ka lënë z. Sidran në letërsinë boshnjake dhe në atë të Ballkanit janë të pashlyeshme. Ato do t’i shërbejnë fort kujtesës kolektive të popujve ndaj të cilëve historia shumë herë u tregua e pamëshirshme, tha kryeministri Kurti dhe i dëshiroi z. Sidran shëndet të plotë, jetë të gjatë dhe shumë frymëzim për libra e poezi të tjerë.
Në përfundim të ceremonisë, z. Abdullah Sidran i dhuroi kryeministrit Albin Kurti dy librat e tij më të fundit, “Otkup sirove kože” dhe “A Nurija veli”


Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...