Këshilli i Ambasadorëve thekson se e kanë pritur me shumë zhgënjim vendimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian për të mos rekomanduar mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE për shkak të siç thonë, kundërshtimit të mëtejshëm të fortë dhe të pakuptueshëm të vetëm një vendi anëtar të BE.
Nga Këshilli konsiderojnë se kjo është një nga padrejtësitë më të mëdha që i janë bërë vendit në rrugën drejt integrimit evropian që nga pavarësia e deri më sot, megjithëse, siç theksojnë ata, vendi gjithmonë përmbush me zell kërkesat e vendosura nga BE në drejtim të reformave në shumë fusha.
“Këshillit i vjen keq që kësaj here Maqedonia dhe marrëdhëniet e saj të deritanishme të qëndrueshme të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë janë bërë në mënyrë të papërshtatshme pjesë e fushatës zgjedhore në këtë shtet anëtar të BE-së përmes kërkesave që ishin në kundërshtim me vlerat evropiane, standardet dhe parimet e veprimit. Institucionet e BE nuk duhet të bëhen forum për debatimin e çështjeve historike të kombeve”, thonë nga Këshilli i Ambasadorëve.
Më tej shtojnë se deklarata e përsëritur e Komisionit të BE-së se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vend në BE, pa rezultate konkrete, është një dështim për të përmbushur detyrimet e pritshme të BE-së, gjë që, sipas tyre, dëmton besueshmërinë e BE-së./Telegrafi/
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin