Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim Menaxherin Rajonal të International Finance Corporation (IFC), pjesë e grupit të Bankës Botërore, Ary Naim. Në takim ishte i pranishëm edhe menaxheri i IFC në Kosovë, Visar Perani.
Gjatë takimit, menaxheri rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Naim u shpreh se “IFC së bashku me Qeverinë e Kosovës kanë pasur një angazhim afatgjatë, si në shërbime këshillimore ashtu edhe me investime, për të forcuar zhvillimin e sektorit privat dhe për të siguruar një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”.
Ai tha se rikuperimi pas COVID dhe tranzicioni i gjelbër ofrojnë mundësi për Kosovën për të krijuar vende të reja pune të mirëpaguara dhe shprehu përkushtimin për ta përforcuar partneritetin me Qeverinë e Kosovës.
Bislimi theksoi se nxitja e investimeve në kapacitete të reja prodhuese e eksportuese, që krijojnë vende pune të qëndrueshme për qytetarët e Kosovës është një nga prioritetet kryesore të Qeverise.
Prandaj, ai tha se e mirëpret punën që IFC po bën në Kosovë. Ky bashkëpunim në mes të IFC dhe Qeverisë së Kosovës mund të zgjerohet edhe më tutje, tha ai./arbresh.info/
Arton Konushevci emërohet zëvendësministër i parë i Administ...
Hamza pritet nga Rifat Jashari në Prekaz: Sakrifica e familj...
Osmani fton liderët e partive për konsultime mbi datën e zgj...
Një muaj paraburgim për ‘Mossin’ dhe dy shokët e tij për sul...
Kurti refuzon të komentojë për shpërndarjen e Kuvendit: Dekl...
Pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, reagon ...