Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca do të ruhet nga Garda e Republikës me vendim qeverie.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që u mblodh ditën e djeshme, ku u vendos që në listën e personaliteteve që mbrohen nga Garda të jetë edhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri.
Krahas mbrojtjes fizike, Garda e Republikës do të ketë për detyrë të mbrojë edhe shtëpinë e Soreca-s, së bashku me ambientet ku ai ushtron veprimtarinë e tij.
Vendimi, që është firmosur nga kryeministri Edi Rama ngarkon Ministrinë e Brendshme dhe Gardën e Republikës të zbatojnë detyrat e sipërpërmendura.
Stuhitë vazhdojnë të godasin Italinë jugore, shkaktojnë kaos...
Netanyahu pranon të bashkohet me `bordin e paqes` të Trump
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak