Ajo aktualisht është zhvendosur në Los Angeles.
Rita Ora së fundi është duke u përgatitur për projektin e saj më të ri muzikor, shkruan portali arbresh.info
Artistja ka bërë të ditur se kënga e saj e re, “You For Me”, do të publikohet më 2 korrik të këtij viti, ku do të vijë në bashkëpunim me DJ-në e njohur britanik, Sigala.
Rita ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi nga xhirimet e klipit, ku shfaqej mjaft atraktive në bikini të kuqe pranë një liqeni.

“Kush është gati për verë? Jam shumë e emocionuar të bashkohem me Sigala për këngën verore “You For Me” më 2 korrik! Le të shkojmë”, ka shkruar Rita.
Kujtojmë se artistja kohët e fundit u kthye në Kaliforni pas periudhës së saj disa mujore në Australi ku qëndroi për xhirimet e “The Voice”, pasi ishte e ftuar si anëtare e jurisë. /arbresh.info/
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë
Haxhiu dhe Kurti sot bëjnë bëjnë nderime pranë Monumentit de...
Sot shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur