Aktori James Michael Tyler, i njohur për rolin e tij si ‘Gunther’ në serialin ‘Friends’ ka zbuluar se vuan nga kanceri i prostatës.
Përmes rrjetit të tij social,Instagram, James ka treguar se sëmundja nuk ishte kapur në kohën e duhur dhe kishte avancuar në pjesë të tjera të trupit.”Unë u diagnostikova me kancer të avancuar të prostatës, i cili është përhapur dhe në kockat e mia..Po jetoj me këtë diagnozë për pothuajse tre vitet e fundit. Tani jam në fazën e katërt. Kështu që përfundimisht, siç dhe ju e dini, ndoshta do të më marrë nga kjo jetë”, u shpreh aktori. Megjithate ai u tha fansave se përpiqet të jetë pozitiv për ta përballuar këtë situatë.“Kjo më ka bërë mua, personalisht, të kuptoj se sa i rëndësishëm është çdo moment, çdo ditë.Dhe luftoni. Mos u dorëzoni. Vazhdoni të luftoni. Mbani qëllime në jetë. Qëllimi im vitin e kaluar ishte të kaloja ditëlindjen time të 59-të. Unë e bëra atë, më 28 maj”, rrëfeu Tyler.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...