Yjet e Anglisë i kanë premtuar shokut të skuadrës, Phil Foden, se do t’i lyejnë të gjithë flokët biond, si ai, nëse fitojnë Euro 2020.
Para nisjes së turneut Foden u bë viral në rrjetet sociale, pasi leu flokët me një ngjyrë të verdhë, thuajse në të bardhë, njësoj si Paul Gascoigne 25 vite më parë, kur Anglia arriti deri në gjysmëfinalet e Euro ’96.
“I thashë shokëve që nëse fitojmë do të duhet t’i lyejnë të gjithë flokët si unë, dhe të gjithë ranë dakord”, tha Foden për “talkSPORT”. “Shpresojmë të fitojmë dhe do t’i shihni të gjithë me të njëjtën prerje flokësh, mendoj se Rumania e ka bërë një herë… Do të jetë argëtuese”.
Në fakt, skuadra kombëtare rumune e ka bërë këtë në Kupën e Botës së vitit 1998./arbresh.info/
Promovim i turizmit, Edi Rama ndan pamje nga lumi Vjosa
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë