Deputetja e Kuvendit të Kosovës Vasfije Krasniqi ka folur për rolin e saj të ri si pjesë e legjislativit të Kosovës. Për këtë detyrë ajo po qëndron larg nga vajzat e saj të cilat jetojnë në SHBA. Krasniqi tregon se si ka ndikuar puna e saj e re në familjen e saj.
“Për të gjithë ne është një diçka e re. Nuk e kam parë vetën që do të hy në politikë. Ka qenë një befasi por pak a shumë po e marrin mirë”, tha Krasniqi.
“Ato krenohen me mua me atë që kam arritur deri tash”, theksoi ajo në emisionin “8à8 me Adelina Ismaili”.
“Është e vështirë se unë jam në Kosovë dhe ato janë në Amerikë. Më përkrahin edhe pse kam hyrë në politikë”, theksoi ajo.
“E ndjejnë mungesën time të dyja por sidomos e vogla sepse është 14 vjeçare. E madhja është 20 vjeçare dhe i mungoi më pak”, sqaroi ajo.
Deputetja e VV’së thotë se është bashkëshorti i saj ai që e mbështet më së shumti.
Kam mbështetje të plotë. Ai me të vërtetë më përkrah për çdo vendim që marrë, për çdo kauzë. Është mbështetja ime më e madhe”, the Krasniqi.
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...