Disa serbë shihet të jenë mbledhur në Malet e Sharrit në pjesën e Shtërpcës për të festuar, siç thonë ata, “Zbritjen e shpirtit të shenjtë tek aposujt”.
Kështu të paktën është paraqitur në postimet e disa faqeve në Facebook të cilat kryesisht kanë përmbajtje të aktiviteteve të serbëve.
Edhe pse fotografitë e videot janë postuar sot, nuk dihet se kur është mbajtur ky aktivitet, ndonëse faqet të cilat e kanë postuar tregojnë se ata janë mbledhur sot.
Në foto shihet se ata kanë festuar me flamuj, kryq e “katër S”, parullë e popullarizuar nga serbët që do të thotë “vetëm uniteti shpëton serbët”.
Javën e kaluar një liturgji është mbajtur në kishën e cila gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës. I njëjti aktivitet është parë si provokim nga institucionet vendore. Teksa në Serbi është konsideruar arritje mbajtja e liturgjisë për herë të parë që nga viti 1998, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se aktiviteti përbën shkelje të rregullave të sigurisë publike. Kisha e Krishtit Shpëtimtar, është shenja e regjimit të Milosheviqit.
Dënohet me 6 vjet burgim ish-punonjësja e OSBE-së për spiuna...
Haxhiu paralajmëron seancë për presidentin sonte
Mulhaxha-Kollçaku: Nuk kemi ende asnjë nënshkrim për kandida...
Haradinaj: Plagët e luftës nuk mbyllen pa u zbardhur fati i ...
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...