BE-ja ka humbur një betejë ligjore në Bruksel për ta detyruar prodhuesin e ilaçeve AstraZeneca, që ta furnizojë unionin me 120 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 deri në fund të qershorit.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, lënda shkoi në gjykatë muajin e kaluar pasi kompania vonoi dërgesën e vaksinave vitale, derisa u zotua fillimisht të furnizonte 300 milionë doza në të njëjtën datë.
Sidoqoftë, kërkesa BE-së nuk iu aprovua nga gjykatësi në Bruksel.
Në ndërkohë, gjykatësi vendosi afate për kompaninë AstraZeneca për ta furnizuar BE-në me doza gjatë stinës së verës, ose përndryshe do të përballet me gjoba të majme.
BE-ja dhe kompania farmaceutike biseduan për urdhrin e gjykatës të premten, ku Brukseli e konfirmoi pozicionin e tij dhe AstraZeneca duke thënë se e mirëpriti rezultatin.
Vaksina me dy doza e Oksford-AstraZeneca është një nga tre vaksinat e mëdha, së bashku me ato të zhvilluara nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna, dhe ka deri tani arritjen më të madhe globale.
NATO kërkon përgjegjësi nga Serbia për sulmet ndaj KFOR-it d...
Proda: Policët u përballën me barbari ekstreme, 13 persona t...
“UÇK na bashkon”, Çitaku falënderon partitë poli...
Ministri i jashtëm sllovak: Mbështesim integrimin e Ballkani...
Fitoi “nominimin” së bashku me Luizin, Artani hidhet “live” ...
Trump paralajmëron aeroplanmbajtëse të dytë, SHBA dhe Irani ...