Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar gjykimin e parë në këtë gjykatë.
Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara ka vendosur që procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës, të fillojë më 15 shtator 2021.
Sipas njoftimit të Gjykatës Speciale, Prokurori i Specializuar do të ketë në dispozicion tre orë për deklaratën e tij hyrëse kurse përfaqësuesja e viktimave një orë e gjysmë, shkruan arbresh.info.

Kjo është çështja e parë para Dhomave të Specializuara të Kosovës për të cilën do të fillojë procesi gjyqësor.
Zyra e Prokurorisë Speciale (ZPS) në Hagë më 09.06. 2021 kishte kërkuar që më 12 korrik të këtij viti të nisë gjykimi në rastin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, por këtë datë e ka kundërshtuar mbrojtja e të akuzuarit, e cila propozoi që fillimi i gjykimit të nis pas pushimeve verore./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...