Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka thënë se ky sektor është njëri nga më të goditurit në Kosovë si pasojë e pandemisë COVID-19.
Ai në Klan Kosova ka deklaruar se rreth 17 mijë punëtorë të kësaj fushe e kanë humbur punën që nga mbyllja e parë e vendit si shkak i koronavirusit.
“Në kohën e sezonës së verës kur është numri i personave që e kanë humbur punën shkon dikur rreth 30 mijë. Nëse e llogarisim me përqindje 70 përqind ishim të prekur, kështu numri i punëtorëve të papunë shkon në 50 deri 60 përqind. Prandaj, fati e ka dashtë që kemi filluar ta marrim veten me masat e reja që janë vendosur”.
“Afër një miliardë kemi humbje në këtë sektor, nuk them që ATK-ja po humb, unë them në qarkullim e kemi këtë shifër të humbjes. Këtu lidhen të gjitha, janë të degëzuara, ushqimi, shërbimet, pijet, qytetarët në sallone, etj. Krejt kjo veprimtari afër një miliard euro ka humbje, ato janë pare aty derdhen pare”, ka thënë Sogojeva.
Sogojeva ka thënë se edhe turzimi në Kosovë është goditur sikurse sferat të tjera.
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...