Pishina e vetme e kryeqytetit nga nesër ditë e shtunë, 19 qershor hapë sezonin veror 2021.
Sipas njoftimit dyert për gjithë qytetarët do te hapen nga ora 10:00, shkruan arbresh.info.
“Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” që menaxhon me pishinën ka bërë të gjitha përgatitjet e nëvojshme për të respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit. NPL “Sport Marketing” do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonës verore të përgatitur”, thuhet në njoftim.
Në pishinë janë angazhuar stafi professional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit. Edhe këtë sezonë hyrja për të rritur do të mbetet e njëjta 2 euro, kurse për fëmijë 1 euro./arbresh.info/
Bashkimi për finalen e dytë radhazi, Bora për të parën në hi...
Haxhiu kujton Skënderbeun: I dha drejtim historisë shqiptare
Koreja e Veriut heq nga kushtetuta synimin për ribashkim me ...
Tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten me nga 200 euro dy shof...
Marrëveshja për Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve, Rama...
Besnik Tahiri: Qeveria në dorëheqje po tejkalon kompetencat,...