Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka emëruar sot ushtrues detyrë të drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike dhe Universitarë të Kosovës, infektologun Arben Vishaj.
Emërimi i Vishajt vjen pas dorëheqjes së Izet Sadikut, i cili ishte në këtë pozitë për rreth 3 muaj, që u emërua ud pas dorëheqjes së Lindita Ajazi-Berisha, raporton arbresh.info
Ai kishte thënë se ka dhënë dorëheqje për arsye personale dhe se në krye të Infektives kishte ardhur për shkak se gjendja me pandeminë ishte e rëndë dhe klinika ishte pa drejtor.
“Kam dhënë dorëheqje tash e tri javë për arsye personale. Unë e kam marrë klinikën në kohën kur ka pas shumë raste me COVID-19 për shkak se ka qenë pa drejtor, tash kam dhënë dorëheqje sepse ka qenë për një periudhë kalimtare”, kishte thënë Sadiku./arbresh.info/
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...
Bie çmimi i naftës në Shqipëri, ndryshon edhe benzina
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...
Tërnava lutet për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: ...
Kurti nis takimin me kongresistët amerikanë
Gjenerali amerikan takon komandantin e FSK-së: Përkushtim pë...