Deputetë e parlamentit malazez do të deklarohen sot për propozimin e kryeministrit Zdravo Krivokapiq që të shkarkohet ministri I Drejtësisë, Vladim Leposaviq. Propozimit i parapriu deklarata e këtij të fundit se ‘është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë (më 1995) është kryer gjenocid, kur kjo të përcaktohet katërcipërisht’, qëndrim ky që shkaktoi një mori reagimesh negative si në Mal të Zi, ashtu edhe në rajon, por që u tentua të amortizohet nga pjesa më e madhe e koalicionit qeverisës, pro-serb, në Podgoricë.-
Agjencitë e lajmeve thonë se nuk dihet cili ka për të qenë epilogu i votimit për shkak se shumica e deputetëve nga koalicioni qeverisës, me përjashtim të atyre nga radhët e partisë URA të Dritan Abazoviqit, kanë lënë të kuptohet se nuk kanë për të votuar pro shkarkimit. Partia kryesore opozitare, ajo e presidentit Milo Gjukanoviq, duket se ka për të bojkotuar votimin, ndërsa parti të vogla, në opozitë, të pakicave kombëtare, kanë thënë se do ta bëjnë këtë./arbresh.info/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje