Garuesit e Kosovës që morën pjesë në Kampionatin Ballkanik në Bodybulidng dhe Fitness kanë arritur që të kthehen me pesë medalje, prej tyre tri të arta dhe dy të argjendta.
Në garën e zhvilluar në qytetin Dobreta – Turnu Severin të Rumanisë, gjatë kësaj fundjave, medaljen e artë për senior e fitoi Kushtrim Bajkraktari në kategorinë bodybuilding (– 80 kg), teksa i njëjti e ka fituar edhe kupën në kategorinë absolute njëkohësisht duke u shpallur “Garuesi më i mirë i kampionatit”.
Medalje të arta fituan edhe Granit Kuleta (-90) kg dhe Arton Koci në kategorinë “Classic”. Teksa medalja e argjendtë në kategorinë “Physique” -175 cm shkoi për Pllumb Latifin. Në grupmoshën U-20 të argjendtën e fitoi Fatlind Kërqeli, kategoria “Physique”. Pjesëmarrjen e ekspeditës së Kosovës në Kampionatin Ballkanik e ka përkrahur edhe Komiteti Olimpik i Kosovës duke dhënë në shfrytëzim veturën për udhëtim./arbresh.info/

Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...