Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK’së Besnik Tahiri, ka folur rreth mbajtjes së liturgjisë fetare në Kishën brenda kampusit të UP’së.
Ai ka dhënë arsyet pse s’duhet lejuar aktivitetet e tilla.
Deputeti Besnik Tahiri ka kritikuar institucionet e vendit që lejuan mbajtjen e një liturgjie fetare në kishën brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
“Absolutisht nuk u dashtë me u mbajt”, tha ai në “DPT “ .
“Çka kish ndodh me Kosovën nëse kish ndodh një sulm aty, me ardh dikush e ne gjuajt një guri”, pyeti ai.
Sipas Tahirit, qëllimi i Serbisë është zbatimi i Asociacionit dhe rritja e fuqisë së kishës në Kosovë.
“Nuk është objekt fetar por politik që e ka ndërtuar okupatori me para të Arkanit. Nuk duhet lejuar politizimi”, theksoi Tahiri.
Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit së bashku me peshkopë dhe besimtarë tjerë kanë mbajtur me datë 10 të këtij muaji shërbesë për herë të parë prej vitit 1998 në Kishën e braktisur, që gjendet në Kampusin e UP’së.
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...