Kosova mbetet në preambulën e Kushtetutës së Serbisë, edhe pas ndryshimeve kushtetuese, tha të premten ministrja serbe e Drejtësisë, Maja Popoviq.
Preambula e Kushtetutës aktuale të Serbisë – e miratuar në vitin 2006 – e përcakton Kosovën si “pjesë integrale të Serbisë”.
Më 7 qershor, Kuvendi i Serbisë ka miratuar propozimin e Qeverisë për ndryshimin e pjesës për drejtësinë në Kushtetutë.
Serbisë i është rekomanduar harmonizimi i legjislacionit të brendshëm me atë evropian, në rrugën e saj të integrimit në BE.
Me ndryshimet e propozuara kushtetuese, gjyqtarët dhe prokurorët nuk do të zgjidhen më nga Parlamenti i Serbisë, por nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Popoviq tha për mediat serbe se ndryshimi i Kushtetutës – në pjesën për drejtësimë – është më i rëndësishmi në fushën e sundimit të ligjit, sepse, siç tha ajo, sundimi i ligjit çon në një sistem ligjor, ku ka siguri juridike.
Përfaqësuesit shqiptarë në Kuvendin e Serbisë kanë votuar kundër propozimit për ndryshimin e Kushtetutës.
Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, ka thënë se nuk i mbështet ndryshimet e pjesshme të Kushtetutës.
Sipas tij, i gjithë legjislacioni i brendshëm duhet të harmonizohet me atë evropian, përfshirë Kapitullin 35, i cili u referohet negociatave midis Kosovës dhe Serbisë./REL/
Kurti në Podujevë premton zhvillim ekonomik e mirëqenie për ...
U tranfserua në verë tek Milani, por Rosonerët e vendosin në...
Molotov drejt Kryeministrisë në Tiranë, lëndohen dy policë
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shemit: Kujtimi dhe ...
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet
E kryer, Endrick do të huazohet tek Lyoni