Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e konsideron “heqje të vëmendjes nga krimet zgjedhore” shkarkimin e tij me 104 vota nga Parlamenti dy ditë më parë.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i shtetit shqiptar e konsideron “monist” Parlamentin që votoi shkarkimin e tij.
“Shfaqje e Parlamentit monist për të spostuar vëmendjen nga krimi zgjedhor. Po kalojmë nga epoka e para 25 Prillit e parlamentit monist po i rikthehemi pluralizmit parlamentar. Pres të bashkëpunoj me shumicën e re qeverisëse dhe me opozitën e re në respekt të Kushtetutës, të procesit të integrimit europian dhe të rivendosjes të sistemit të llogaridhënies”, tha Presidenti Ilir Meta.
Nga ana tjetët, kreu i shtetit foli edhe blerje të disa deputetëve që të votonin shkarkimin e tij.
“Ka shumë arsye ky Kuvend të votojnë në atë mënyrë se ju e dini që Presidenti ndaloi në 8 Qershor një gjakderdhje të programuar në prag të zgjedhjeve lokale. U ka plasur cipa fare flasin hapur sa Euro kanë marrë për të shkarkuar Presidentin”./tvklan/
Mbi 100 milionë njerëz në SHBA nën paralajmërime për stuhi t...
Rikthehen Mbappe e Bellingham, Real Madridi publikon listën ...
MBPZHR organizon punëtori për politikat mbështetëse në bujqë...
Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin ...
Gjysma e shkollave në Prishtinë kanë probleme me sigurinë, R...
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...