Edhe 24 orë kanë mbetur nga starti i Kampionatit Evropian të futbollit. Në “Olimpico” të Romës, do të jetë përballja Itali-Turqi që do të ngre siparin e eventit më të rëndësishëm futbollistik të kontinentit dhe Roberto Mancini e di që tani luhet futbolli i vërtetë dhe të kaltërit duhet ta nisin sa më mirë në ndeshjen e parë.
“Shpresoj të fle i qetë, për formacionin është e kotë ta them sepse shtypi e ka zbuluar. Do të kasha dashur të kishim shumë më tepër njerëz në stadium, duke pasur parasysh situatën që po evoluon. Do të kemi 16 mijë të pranishëm dh shumë janë tifozë turq. Ndoshta stadiumi i plotë do të na kishte dhënë një shtysë të madhe, megjithatë është kënaqësi të luash para tifozëve. Shpresojmë të luajmë mirë dhe të argëtohemi bashkë me ata që na mbështesin. Ky është qëllimi ynë”.
Trajneri Italian pranon se Turqia është një rival i forte dhe si ndeshja e parë e Euro 2020 ka pak presion për skuadrën dhe lojtarët.
“Duhet ta respektojmë Turqinë, është një ekip me plot talent. Debutimi është gjithmonë i vështirë, por duhet të mendojmë për të luajtur futboll. Kam qenë i sigurt tre vjet më parë dhe tani jam edhe më i sigurt. Kemi punuar mirë, grupi është i shkëlqyer. Kemi qenë së bashku për një kohë të gjatë dhe do të dëshironim të vazhdonim kështu dhe, në fund të fundit, nëse mundemi, të shkojmë në Londër. Është ndeshja e parë e turneut dhe normalisht ka presion por ne do të bëjmë lojën tonë”.
Në fund nuk mungoi edhe një koment i trajnerit për dëmtimet teksa u shpreh se i vjen keq për dëmtimet e Sensit dhe Pellegrinit por tani ai dhe ekipi duhet të shikojnë për të bërë më të mirën.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...