Për nder të 143 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, në Prizren, në monumentin e Lidhjes, do të organizohet një ceremoni për shënimin e këtij përvjetori.
Ceremonia do të organizohet sot duke filluar prej orës 11:00 ku do të mbahet një ekspozitë dhe fjalime për shënimin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në ceremoni sipas MKRS-së, do të marrin pjesë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe personalitete tjera të institucioneve qendore të jetës politike e kulturore të vendit.
Në vijim agjenda e ceremonisë:
Date: 10 qershor 2021
Vendi: Prizren – Kompleksi i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit
Ora: 10:50
10:50 Homazhe te shtatorja e prijësve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit
11:00 Intonimi i Himnit
Fjale hyrëse, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore
z. Hajrulla Çeku, Ministër i Kultures, Rinise dhe Sportit
z. Mytaher Haskuka, Kryetar i Komunës se Prizrenit
z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit te Republikës se Kosoves
11:25 Recital, z. Armend Baloku, aktor
11:40 Vizite ne ndërtesën e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit
Prezantim i veshjeve te Rugovës, Hasit, Lumes, Dibrës, Gurit te bardhe, Matit, Hotit e Grudës ./arbresh.info/
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...