Në ditët e ardhshme, Brazili do të marrë grupin e parë prej tre milionë dozash të vaksinave “Johnson& Johnson”, përdorimi i të cilave duhet të përshpejtohet për shkak të skadimit të afërt të afatit.
Ministri i Shëndetësisë, Marcelo Quiroga tha të martën se eksporti i vaksinave që mbërrijnë në vend, të cilat u zhvilluan nga Jansen, një filial i “Johnson&Johnson”, kërkon miratimin e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA).
“Sigurisht, nëse vendimi i FDA shtyhet, tre milionë doza mund të mos jenë më të dobishme për ne, për shkak të afatit të shkurtër të ruajtjes”, tha Kiroga në senatin brazilian.
Data e skadimit të kësaj serie vaksinash është 27 qershor gjersa ministri brazilian theksoi se aplikimi i tyre në imunizimin e popullatës duhet të jetë shumë i shpejtë përpara datës së skadimit.
Brazili nënshkroi një marrëveshje me Jansen për të prokuruar 38 milionë doza me shpërndarjen në tremujorin e fundit të këtij viti, në mënyrë që grupi i parë të arrijë më herët sesa pritej gjersa komisioni i Senatit aktualisht po heton qeverinë për shkak të vonesave në sigurimin e vaksinave, e cila është kryesisht fajësohet pozicioni i presidentit, Jair Bolsonara, i cili minimizoi rëndësinë e pandemisë.
Brazili është i dyti më i prekur nga epidemia, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara dhe mbetet prapa shumicës së vendeve në vaksinimin e 210 milionë banorëve të saj, pasi që deri më tani vetëm 14.5 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht me dy doza.
Që nga fillimi i pandemisë, ajo ka regjistruar 17,037,129 raste të coronavirusit në vend, dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 476,792 njerëz kanë vdekur nga pasojat e COVID-19./Telegrafi/
Ylli dhe Trepça luajnë sonte për një vend në gjysmëfinalen e...
Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 68...
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narko...
Trump përfundon fjalimin: SHBA është rikthyer më e madhe dhe...
Kurti u takua me Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Est...
Osmani për ftesën e Trump në Bordin e Paqes thotë se nuk për...