Policia e Kosovës ka filluar kontrollet në komunikacion edhe përmes dronëve, si masa shtesë për rritjen e sigurisë në rrugë.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në një konferencë për medie.
Ai po ashtu ka thënë se janë shtuar patrullimet dhe njësitë duke përfshirë edhe me vetura civile, por edhe Njësinë Speciale, raporton arbresh.info.
“Aktualisht Policia është më dy operacione njëra është përmes mjeteve të biçikletave ose skuterëve si dhe operacioni tjetër është siguria në rrugë ku janë të kyçura të gjitha rajonet e trafikut por është përfshirë edhe njësia speciale. Po ashtu kemi kyçur edhe automjete civile ose polic civil, gjatë kësaj jave kemi filluar të bëjmë kontroll përmes dronëve”, ka thënë Mehmeti.
Rritja e masave në trafik nga Policia e Kosovës ka ardhur pas shtimit të numirit të aksidetëve e sidmos atyre me fatalitet. Vetëm të dielen kanë vdekur pesë persona si pasojë e aksidentëve në komunikacion./arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...