Zbardhen detaje të reja nga krimi brenda në familje sonte në Librazhd. Mësohet se krimi dyshohet që ndodhi për arsye xhelozie.
Qemal Bici njihej si përdorues alkooli, ndërsa mes tij dhe bashkëshortes Menturie Bici dyshohet se kishte pasur një debat për arsye xhelozie, që çoi 56-vjeçarin drejt vendimit ekstrem për ta vrarë më sëpatë, ndërsa më pas vari veten në një pemë jashtë banesës.
Ishte njëri nga fëmijët që konstatoi nënën pa jetë dhe babanë të varur në pemë pasditen e sotme.
Çifti la 4 fëmijë, njëri prej të cilëve i tronditur përfundoi në spital.
Në pamjet e siguruara në hyrje të banesës është edhe një efektiv policie, ndërsa pritet që dëshmia e fëmijëve dhe të afërmeve të hedhë më shumë dritë mbi krimin në familje.
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë