Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, në rend dite edhe debati parlamentar për pasojat e pandemisë

15:59 | 7 Qershor 2021
M. A.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbaj mbledhje të rregullt.

Në rend të ditës është edhe Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,

7. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme