Në ditën Ndërkombëtare të Mjedisit përmbyllen zyrtarisht aktivitetet në kuadër të “Garës për Gjakovë të Pastër”. Kjo garë finalizohet me pastrimin e Parkut të Madh të Qytetit, i cili aktivitet fillon nga ora 08:00.
Organizata Ndërkombëtare Leadership Development Association Balkan, dega në Kosovë dhe Trailblazer Community Group Prishtina do të organizojë konferencën prestigjioze amerikane DREAMin Kosovo 2021. (Objekti i ish-Rilindjes, Salla e Amfiteatrit, Prishtinë, ora 10:00-16:00)
Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëorganizim me ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, komunën e Prishtinës, “Let’s Do it Kosova”, “Green Art Center”, “ATRC”, “Pamkos” dhe “Let’s Center” shënojnë “Ditës Botërore të Mjedisit”. (Afër stacionit të trenit Rr.“Tirana”, Prishtinë, ora 10:00)
UN-Habitat Kosova në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës Jugore, shënojnë “Ditës Botërore të Mjedisit”, në një turne me biçikleta. (Restorantin “Ura e Ibrit”, rr. “Rexhep Mitrovica”, ora 10:00)
Mbahet panel diskutimi me temën: “Mini hidrocentrale – shkatërrim maksimal”. (Restorant “Llovac”, Shtërpcë, ora 10:00)
Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencë për medie. (Zyrat e reja të degës, në rrugën “Saraçët”, ora 11:00)
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë