Policia në Prizren gjatë realizimit të detyrave gjeti dhe sekuestroi dy armë në pronësi ilegale. Në rastin e parë zyrtarët patrullues ndaluan një automjet për kontroll në rrugën Prizren-Vermicë, gjatë kontrollit policët gjeten në pronësi ilegale një arme të tipit revole Bereta si dhe 16 fishek kalibër 9mm.
Me këtë rast u procedua penalisht i dyshimti D. K i lindur në vitin 1995, rasti po vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Në rastin e dyte patrulla policore u informua se në rrugën “Wesli Clark”, në Prizren, një person i dyshimtë kishte kanosur një qytetarë duke ja drejtuar armën e mbushur. I dyshimti u arrestuan nga Njësia e Reagimit të Shpejte të policisë, ku gjatë kontrollimit ju gjet një armë e tipit revole dhe 6 fishek të cilët i posedonte i dyshimti.
Përveç kanosjes dhe mbajtjes ilegale të armës i njëjti rezultonte edhe nën ndikim e alkoolit me 1.61 promil.
Pasi u informua prokurori i Shtetit i dyshimti R.B i lindur në vitin 1982 u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orë. Me rastin po merren njësia e hetimeve në Prizren.
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League