Dy fëmijë janë detyruar të futen në operacion për t’ua shpëtuar jetën pasi kanë ndjekur një trend në TikTok i cili rezultoi në gëlltitjen e magneteve të vegjël.
Një 13-vjeçare dhe një 11-vjeçar iu nënshtruan operacionit, ku iu deshtë t’u hiqen pjesë nga zorrët e tyre pasi u përpiqen të mashtrojnë prindërit të besonin se kishin shpuar gojën për argëtim, shkruan TMZ.
Faye Elizabeth nga Liverpooli ka thënë se nxitoi ta dërgonte vajzën e saj në spital pasi po ankohej për dhimbje barku dhe villte “gjëra të zeza”.
“Dhimbja u bë më e rëndë kështu që e dërgova në spital”, ka thënë ajo duke shtuar se doktorët fillimisht menduan se ajo kishte atë që quhet “zorra qorre”.
Kirurgët gjetën 15 rruaza magnetike të ngulitura në zorrët e saja.
Ditë më herët, një tjetër rast i tillë ka ndodhur me një djalë. Gjatë operacionit urgjent, kirurgët u tronditën kur gjetën magnete të vegjël në zorrët e tij.
Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei ë...
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...