Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se shumë shpejt do të mundësohet sigurimi shëndetësor dhe jetësor për policët e Kosovës.
Ndonëse nuk dha një datë kur do të jetësohet kjo, Svecla tha se do të ndodhë në të ardhmen e afërt.
“Policëve u duhet sigurimi shëndetësor që të mos mbesin raste sociale pasi të sëmuren dhe të mbesin pa punë”, tha ai.
“Po ashtu na duhet sigurim jetësor. Shumë policë kanë rënë në detyrë. Disa prej familjeve të tyre jetojnë në kushte të rënda dhe shteti nuk po merret me ta. Kjo duhet të ndryshojë”, shtoi ai.
Tutje ai tha se së shpejti në Kuvend do të vije ligji për pensionim të parakohshëm për policët.
“Kemi Policinë më e vjetër. Mosha mesatare është 47 vjet. Shumë shpejt do të vie ligji në Kuvend dhe do të fillojmë procedurat për pensionim të parakohshëm të policëve”, shtoi ai .
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...