Disa shkolla fillore mund të hynë në grevë për shkak të mospagesës shtesë të mësimdhënësve për punën jashtë orarit. Kryetari i SASHK, Jakim Nedellkovm në konferencë për shtyp theksoi se për fat të keq institucionet nuk njohën rritjen e punës së mësimdhënësve dhe në mënyrë injoruese sillen ndaj tyre.
“Në Kumanovë një shkollë ka marrë vendim, drejtori është njoftuar me letër për vendimin e marrë. Me siguri sot ose nesër edhe shkollat tjera në Kumanovë dhe rrethinë do të marrin vendim. Edhe shkollat tjera në Maqedoni do të veprojmë sipas rekomandimeve tona dhe shembullit të Kumanovës. Bëhet fjalë për rreth 50 shkolla në nivel nacional, kjo s’do të thotë 50 komuna, por në një komunë ka disa shkolla. Ky është shembull i keq i funksionimit të sistemit juridik”, tha Nedellkov.
Ai bëri thirrje që të gjitha vetëqeverisjet lokale, shkollat dhe MASH të gjejnë zgjidhje për këtë problem, në të kundërtën në një pjesë të madhe të shkollave viti mësimor nuk do të përfundojë.
“Deri në pagesën e këtyre mjeteve nuk do të përpunohet dokumentimi pedagogjik, dëftesat etj. Ajo që u takon mësimdhënësve për shkak se kanë punuar jashtë orarit do të duhet ta marrin”, tha Nedellkov./Telegrafi/
Vetëm 45 minuta e ndajnë PSG-në nga gjysmëfinalja e Ligës së...
45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...