Një rast i gjuajtjes me armë është raportuar në Fushë Kosovë, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 22:30.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë arbresh.info se policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin.
“Rreth orës 22:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para falsin për dy persona të lënduar nga arma e zjarrit”, ka thënë Ahemeti.
Të lënduarit sipas saj, janë dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht po vijon puna për hetimin e rrethanave që lidhen me rastin./arbresh.info/
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...