Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani.
Ambasadori Mizutani, pasi e ka uruar të parin e Kuvendit për marrjen e detyrës dhe konstituimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit, ka shprehur gatishmërinë e Japonisë për vazhdimin e përkrahjes dhe bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve.
Nga ana e tij, kryekuvendari Konjufca ka vlerësuar lart marrëdhëniet e mira në mes të dy vendeve, duke e falënderuar Qeverinë e Japonisë për mbështetjen që i ka dhënë Republikës së Kosovës në procesin e shtetndërtimit.
Teksa e ka falënderuar për ndihmën e paradokohshme në pajisje mjekësore për luftimin e Covid-19, i pari i Kuvendit është shprehur në favor të thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, me theks të veçantë në investime ekonomike që mundësojnë krijimin e vendeve të reja të punës./arbresh.info/

Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...