Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar sot një takim virtual me homologen e saj norvegjeze, ministren Ine Eriksen Søreide.
Me këtë rast, ministrja Gërvalla ka njoftuar ministren Søreide lidhur me prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe përkushtimin e saj për të forcuar sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Veçanërisht e ka njoftuar për prioritetet e politikës së jashtme dhe e ka falënderuar Søreide për mbështetjen e shtetit të saj ndaj Kosovës.
Temë diskutimi ishte zhvillimi ekonomik dhe mundësia e tërheqjes së investimeve të huaja në Kosovë. Menaxhimi i situatës me pandeminë Covid-19 dhe nevoja për sigurim të vaksinave gjithashtu ishte temë e rëndësishme e këtij takimi.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, ritheksoi se Norvegjia është mbështetëse e agjendës evropiane të Kosovës./arbresh.info/
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...