Një deklaratë e ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn mbi infeksionet e Covid-19 verën e shkuar ka sjellë një reagim të ashpër të kryeministrit, Edi Rama.
Spahn ka thënë se gjysma e infeksioneve nga Covid-19 verën e shkuar në Gjermani kanë ardhur nga vizita familjare të migrantëve në Ballkan.
Në një reagim për gazetën e njohur gjermane, BILD, Rama i është kundërpërgjigjur Spahn, duke e cilësuar deklaratën e tij një skandal.
“Është një skandal që një ministër gjerman denoncon publikisht Ballkanin dhe kështu gjithashtu zhvlerëson njerëzit me një sfond migrimi. Unë nuk do të lejoj që Shqipëria të portretizohet si një zonë rreziku për udhëtimet e pushimeve, pasi nuk ka shifra për ta provuar këtë”, ka deklaruar Rama.
Kryeministri kritikoi Spahn duke thënë se “Një ministër gjerman i shëndetësisë duhet të kujdeset për vaksinimin e popullsisë gjermane dhe të mos zgjojë pakënaqësi stereotipike kundër Ballkanit në mënyrë që të mbrojë një rekord të dukshëm të keq”.
“Ne mësuam nga vera e kaluar. Në atë kohë, udhëtimet jashtë vendit, shpesh vizitat te të afërmit në Turqi dhe Ballkan, shkaktuan rreth 50 përqind të infeksioneve. Ne duhet ta parandalojmë këtë vit”, tha Spahn më parë për BILD.
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran