MEPSO ka kërkuar rritje të çmimit për transmetimin e energjisë elektrike.
Drejtori i përgjithshëm Kushtrim Ramadani, thotë se kanë përgatitur llogaritjet e kostos dhe i kanë paraqitur ato në Komisionin Rregullator për Energjetikë, por se a do të pranohen varet nga ky komision, ndërsa mjetet e fituara do të përdorën për të përmirësuar përçimin e energjisë elektrike.
Nëse deri tani në një faturë 1000 denarëshe është paguar 35 denarë për MEPSO, tani është kërkuar që të paguhen 60-70 denar.
“Kemi kërkuar rritje të çmimit, mirëpo kur ta shohim që pjesa e MEPSO-së në një faturë të cilën e paguajnë konsumatorët e fundit është shumë e vogël diku 3,5% d.m.th. në një faturë prej 1000 denarëshe do të paguhen vetëm 35 denar për MEPSO-n, nuk do ta kisha konsideruar shumë tragjike”.
“Përsëri po them të gjitha këto të hyra nga faturat sa i përket transmetimit janë duke u investuar në vende të duhura, se kemi largpërçues që janë të vitit 50’, 60’ dhe duhet të modernizohen”, tha Kushtrim Ramadani, drejtor gjeneral i MEPSO-s .
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...