Sipas medias së njohur franceze, “L’Equipe”, trajneri Zinedine Zidane do largohet nga Real Madrid dhe Juventus shihet si destinacioni i radhës.
Gazeta zbulon se Zidane do takohet me presidentin Florentino Perez këtë javë dhe do ta konfirmojë largimin, transmeton lajmi.net.
Perez zakonisht planifikon gjithmonë të ardhmen e Realit duke mos menduar trajnerët dhe këtë do ta bëjë sërish, duke e lejuar teknikun francez të largohet.
Real Madrid këtë edicion dështoi të fitojë trofe, që ishte hera e parë që nga sezoni 2009/10.
Javën e kaluar, Zidane paralajmëroi largimin duke thënë se Reali do bënte më mirë pa të.
Juventus është skuadra që lidhet me së shumti me Zidane, që ishte pjesë e “Bianconerëve” në vitin 2001.
Sidoqoftë, Juventus nuk mbetet opsioni i vetëm duke marrë parasysh se Zidane gjithashtu shihet si pasuesi i Didier Deschamps te Kombëtarja e Francës.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...