Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 6 raste të reja me coronavirus dhe një qytetar ka humbur jetën.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer gjithsej 2020 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë dy raste në Shkodër, dy në Mat dhe nga një rast në Mirditë dhe Berat.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128.826 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID-19 nuk e ka fituar një qytetar nga Korça, 66-vjeç.
Shqipëria ka regjistruar gjithsej 132.215 raste me coronavirus, prej tyre 128.826 janë shëruar, 944 janë aktive, ndërsa betejën me infeksionin e kanë humbur 2.445 persona.
Suedia propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit n...
Horoskopi i datës 3 qershor, e mërkurë
Arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik, dyshohet se shtiu me armë ...
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën