Revista “Der Spiegel”shkruan se një agjent i quajtur Sergej K. është i përfshirë në furnizimet në fjalë. Atij i ishte caktuar detyra për t’u kujdesur në mënyrë konspirative për të siguruar makineritë e precizionit për programin e raketave të Presidentit Putin.
Për këtë qëllim, Sergej K. thuhet se krijoi kontakte me disa kompani gjermane dhe shpërndarës. Kompania e përdorur si maskim për këtë në të vërtetë me sa duket është një lloj qendre e prokurimit shtetëror për mallrat industriale perëndimore. Personi që lëviz fijet në prapaskenë është një oficer i shërbimit sekret rus FSB.
Sipas “Spiegel-it, një sipërmarrës nga Leipzigu u arrestua në kuadër të hetimeve këtë javë. Sipas informacionit, ai akuzohet se ia ka dorëzuar Rusisë makineritë, të cilat me rrugë të tërthorta kanë përfunduar në industrinë e armatimit.
Sipas të dhënave, që prej vitit 2014, shitja dhe eksporti i mallrave në Rusi thuhet se janë të ndaluara kur ato janë të destinuara për qëllime ushtarake. /dw/
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...
Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërk...