Anxhela foli e emocionuar pas kualifikimit në finalen e “Eurovision”.
Në mbrëmjen e djeshme kur u mbajt nata e dytë gjysmëfinale e festivalit evropian të këngës “Eurovision”, Anxhela Peristeri u kualifikua e para për finale.
Përfaqësuesja e Shqipërisë siguroi votat e mjaftueshme për të marrë biletën për finalen e madhe në Roterdam.
Në konferencën për shtyp, që u mbajt pas përfundimit të gjysmëfinales së dytë, Anxhela u shpreh e lumtur për suksesin.
E pyetur se si ndjehet pasi doli vet në skenë dhe arriti që të sigurojë votat e Evropës për finalen e madhe, Anxhela tha “Nuk kam fjalë të përshkruaj ndjenjat e mia tani. Ishte mahnitëse, sepse isha e para dhe nuk e prisja këtë. I dua të gjithë shqiptarët që më votuan, të gjithë shtetet europiane, jam shumë mirënjohëse. Ndihem shumë e lumtur tani. Faleminderit”.
Ndërsa, e pyetur nga gazetarët se si ndihet pasi Shqipëria për herë të tretë radhazi futet në finalen e madhe të “Eurovision”, këngëtarja kishte disa fjalë edhe për artistët e tjerë.
“Ndihem e lumtur, sepse Shqipëria e meriton, jemi një vend i vogël, por kemi artistë shumë të mirë. Të gjithë duhet ta njohin vendin tonë dhe muzikën tonë”, u shpreh ajo.
Në shortin e hedhur nga organizatorët e “Eurovision”, Anxhela Peristeri u vendos të performojë e dyta në natën finale, që mbahet nesër (22 maj).
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...