Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane, në emisionin “Win-Win” tha se “koha e vizitës së Varhelyi dhe Silvas korrespondon me atë që e presim në janar. Duket se presidenca portugeze ka punuar më shumë se sa kemi pritur”.
Ajo thekson se ka informacione, sipas të cilave thuhet se po përgatitet plan që do t’u ofrohet Shkupit dhe Sofjes.
Sipas saj, orientimi pro-atlantik i Portugalisë kryesisht në politikën e jashtme do të kontribuojë në këtë situatë dhe ndoshta Portugalia do të sjell ehon e Uashingtonit duke marrë parasysh relacionin e afërt me SHAB-të.
Ndryshe, Shkupi dhe Sofja kanë mosmarrëveshje rreth çështjeve historike dhe identitetit të gjuhës maqedonase me çka Bullgaria kushtëzon Maqedoninë e Veriut për nisjen e bisedimeve për anëtarësi./Telegrafi/
Sonte Trepça-Bashkimi, finalja e gjigantëve
Vdes në QKUK personi i cili u vetaksidentua para një jave me...
OVL-UÇK tregon emrat e dëshmorëve që ranë nga 1 deri më 15 m...
Dalin detaje: Rozana Radi nuk ishte në dijeni për pjesëmarrj...
Nis evakuimi i pasagjerëve nga anija e prekur me hantavirus
Vjosa Osmani prezanton aderimin e radhës