Arkitekti me famë botërore nga Londra, Përparim Rama, u raportuar gjatë ditës së sotme se do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Prishtinës.
Lidhur me këtë, ka folur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se nuk ka koment për të këtë çështje.Tutje, kreu i LDK-së tha se janë hapur të gjitha dyert për ta reformuar partinë e tij.
“S’kam koment, duhet të presim edhe pak. Jemi në proces të vlerësimit të LDK-së këto ditë për të bërë analizën strukturore të LDK-së pas rezultateve të fundit të 14 shkurtit. Kemi hapur dyert për të reformuar partinë. Testi i parë vjen nga zgjedhjet lokale që vijnë bukur shpejt. Në muajt e ardhshëm do t’i kemi kandidaturat e publikuara. Dëshirojmë që t’i bëjmë publike që të jemi të gatshëm”, tha ai në ATV.
“Lutemi që të jemi sërish bashkë”, Endriti me mesazh prekës ...
Arrestohet Gjesti
FFM dënon Shkëndijën me 5 mijë euro dhe hap procedurë të re ...
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të/ Çfarë po ndodh në frontin e...
ME: Kërkesa e presidentes për mineralin erdhi vetëm një ditë...
Ishte zhdukur nga 7 marsi, gjendet i vdekur Alush Kastrati