Pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij, ka reaguar Taulant Balla nga Partia Socialiste.
Ai ka përshëndetur vendimin e SHBA-së, duke shpërndarë postimin e Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
“PËRSHËNDES VENDIMIN E SHTETEVE TË BASHKURA TË AMERIKËS NDAJ SALI BERISHËS: Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.” Sekretari i Shtetit, Antony Blinken It is a beatiful day for the Albanian Democracy”, shkruan Balla.
Ky informacion u bë i ditur në një reagim zyrtar nga SHBA, ku Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken e përcakton Berishën dhe familjen e tij si të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.
“Aktet e korruptuara të ish-presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë po e them publikisht se Berishën dhe anëtarët e ngushtë të familjes së tij janë të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar me partnerët tanë në Shqipëri për luftë kundër korrupsionit”, shkruan Blinken.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...