Tetë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot ka dhënë betimin para Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Anëtarët që dhanë betimin janë: Sami Kurteshi (LVV), Alim Rama (LVV), Arianit Elshani (PDK), Florian Dushi (LDK), Ibrahim Selmonaj (AAK), Gordana Laban Zuvić (LS), Rifat Krasniç (KDTP), Fazli Stollaj (IRDK), njofton Presidenca.
Këta anëtarë janë propozuar nga grupet parlamentare dhe partitë politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u betuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme./arbresh.info/
Mazda shtyn prezantimin e veturës së parë elektrike
Mercedes shqyrton prodhimin e armëve: Bota është bërë e papa...
MRI-ja e re zbulon detaje të syrit dhe trurit që deri tani i...
5 shenja se lëkura po humb kolagjen dhe si ta ngadalësoni kë...
Alis ngjitet në skenën e Eurovision me “Nan” – një per...
Bloomberg: Kosova po ndërton ushtrinë ndërsa vazhdon betejën...