Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se vendimi i marrë për ndalimin e përdorimit të automjeteve zyrtare jashtë orarit të punës është në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.
Ai tha se ky vendim është marrë pas analizës dhe vlerësimit të duhur dhe nuk cenon në asnjë mënyrë funksionalitetin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe operacionalitetin e FSK-së.
Njoftimi i plotë:
REAGIM
Lidhur me të pavërtetat e plasuara në media ditëve të fundit me rastin e marrjes së vendimit për përdorimin e automjeteve zyrtare, ju njoftoj se vendimi i marrë nga ana ime është në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe me qëllim të racionalizimit të shpenzimeve të parasë publike. Ky vendim është marrë pas analizës dhe vlerësimit të duhur dhe nuk cenon në asnjë mënyrë funksionalitetin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe operacionalitetin e FSK-së. Një ndër parimet kryesore të punës sime është transparenca dhe llogaridhënia e plotë institucionale dhe para qytetarëve tanë.
Bashkangjitur keni vendimin përkatës.

FBI rrit gatishmërinë brenda ShBA-së, frikë nga aktivizimi i...
Zyrtari izraelit: Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është g...
Netanyahu: Po rriten shenjat që thonë se është vrarë udhëheq...
Protesta në Tiranë: I vihet zjarri ish-vilës së Enver Hoxhës
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...