Qeveria e Maqedonisë Veriore miratoi informacionin mbi nevojën për prokurimin e automjeteve motorike nga Zyra për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta dhe e udhëzoi atë të fillojë një procedurë shumë-vjeçare të prokurimit publik për 45 automjete motorike, përmes operacionit qiradhënës (qira biznesi) me kohëzgjatje prej 36 muajsh, njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë.
“Ky vendim është marrë bazuar në karakteristikat e të gjitha mënyrave të mundshme të konsideruara për prokurimin e automjeteve motorike, detyrimet që rrjedhin prej tyre, si dhe nga aspekti i zbatimit eksperimental të qirasë operative deri më tani, dhe në përputhje me të gjitha informacionet.
Qeveria ka pranuar opsioni e Zyrës për Çështje të Përgjithshme se më mirë është kryerja e një prokurimi publik shumëvjeçar të automjeteve përmes qirasë operacionale për shkak të obligimeve më të ulëta financiare”, thonë Qeveria. /telegrafi/
Sami Lushtaku reagon pas incidentit në Skenderaj
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që iu bë p...
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar