Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, pas takimit me homologun e tij nga Shqipëria, bëri të ditur marrëveshjen e arritur mes dy vendeve.
Mehaj, në një konferencë për media tha se kjo marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim stërvitjen e përbashkët ushtarake të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Si dy vëllezër diskutuam dhe arritëm një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e Ministrisë. Sot jam i nderuar për këtë vizitë. Ne si dy vëllezër diskutuam për bashkëpunimin dhe zhvillimin e dy vendeve tona”, u shpreh Mehaj.
Mehaj tha se kjo marrëveshje bashkëpunimi ka të bëjë edhe me ndihmën në integrimin e Kosovës në NATO.
“Sfida jonë është e ngjashme, andaj edhe objektiva jonë është e përafërt. Me synim që të kemi një praktikë të re të projekteve tona të përbashkët. Ne arritëm një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Njëra nga pikat e marrëveshje është realizimi i përbashkët në akademi të këshillave të dy vendeve. Për integrimin e Kosovës në NATO dhe pikë tjetër është stërvitja ushtarake e përbashkët”, u shpreh Mehaj. /arbresh.info/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...